Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e “arrestit me burg” për Alban Gurin që aksidentoi për vdekje 10-vjeçaren në Tiranë.
Gjatë seancës, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin nuk ka dhënë asnjëshpjegim. Mbi Gurin rëndojnë akuzat “aksident me pasojë vdekjen” dhe “largim nga vendi i aksidentit”.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në rrugën “Njazi Meka” në zonën e Alliasit në kryeqytet. Vajza doli nga shtëpia bashkë me një fëmijë tjetër, i cili arriti të kalonte në anën tjetër të rrugës./ Opinion.al