Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit. Gentian Sula dyshohet se duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur për vdekje një këmbësor në Bulevardin “Aqif Pasha”, të premten.
Pas aksidentit ai është larguar, ndërsa edhe pse Altin Bahja, 42 vjeç u dërgua me urgjencë në spital nuk mundi të mbijetojë.
Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia tej normale të lejuara në një zonë të populluar, si qendra e qytetit, ku shpejtësia e automjeteve nuk duhet t’i kalojë 20 km në orë./ Opinion.al