Kronikë

Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u largua, arrestohet 41-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:01 - 01/11/21 |
Opi Nion

Policia ka vënë në pranga 41-vjeçarin me inicialet L.Sh, i cili një ditë më parë aksidentoi për vdekje me mjetin e tij një këmbësor.

Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi ditën e djeshme, në aksin Fushë Krujë-Tapizë, ku viktimë mbeti 60-vjeçari me inicialet I.M.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasin L. Sh., 41 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar shtetasin I. M., 60 vjeç, banues në Krujë, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë”, njoftoi policia./Opinion.al

Pas