Gjykata e Lezhës ka dënuar me 10 vite e 9 muaj burg Mhill Gegën, i cili përplasi për vdekje bashkëfshatarin e tij, 68-vjeçarin Mark Gjeta.
Gega përplasi me dashje 68-vjeçarin me 17 shkurt të këtij viti, ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bubgaj të Mirditës.
Ndërsa vetëm 5 ditë më pas, në qelitë e paraburgimit të Shenkollit, 60-vjeçari tentoi të vetëvritej.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas debateve mes viktimës dhe Gegës, të cilët njiheshim me njëri-tjetrin, e madje edhe kishin punuar bashkë. Ka qenë 60-vjeçari Mhill Gega, ai i cili pas konfliktit verbal me Mark Gjetën, ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë automjetin tip “Benz”, duke përplasur për vdekje 68-vjeçarin./Opinion.al