Është vënë në pranga 22-vjeçari, që mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje një 60-vjeçar.
Autoritetet bëjnë me dije se është arrestuar 22-vjeçari me iniciale E. K.
Ngjarja ndodhi në Kamëz. Mësohet se i moshuari ishte duke kaluar rrugën dhe është përplasur nga makina që drejtohej nga i riu.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Opinion.al