39-vjeçari i cili përplasi për vdekje me makinë një adoleshent në Fushë-Krujë, ishte në gjendje të dehur.
Policia e Tiranës ka njoftuar se e kishte arrestuar shoferin e automjetit ditën e sotme.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës dhe viktimë mbeti një djalë 17-vjeçar.
“U arrestua A. K., 39 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në Fushë Krujë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një të mitur 17 vjeç”, thuhet në njoftim./Opinion.al