Policia e Fierit ka nisur punën për identifikimin e një shoferi, i cili dje përplasi me makinë një këmbësor.
Ngjarja ka ndodhur ne aksin rrugor “Grabjan-Divjakë”.
Sipas uniformave blu, pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i lënduari, 59 vjeç ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
“Këta specialistë po punojnë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të drejtuesit të një automjeti që ditën e djeshme, në aksin rrugor “Grabjan-Divjakë”, ka përplasur aksidentalisht një këmbësor, 59 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 59-vjeçari është në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”,-njofton policia./Opinion.al