Policia ka arrestuar 37-vjeçarin Gjergji Priftuli i cili ditën e djeshme përplasi me gomone dy persona në plazhin e Jalës.
Të plagosurit janë A. S., 31 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeçe, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin mjekësor.
37-vjeçari, banues në Tiranë, akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.