Dy të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç janë përplasur nga një automjet paraditen e sotme në Vlorë.
Sipas policisë, makina drejtohej nga shtetasi E.H.,51 vjeç i cili pasi aksidentoi dy të miturit është larguar nga vendngjarja.
51-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa dy të miturit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar në banesë
“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. H., 51 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar dy shtetas të mitur, 15 dhe 17 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Dy shtetasit e mitur, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, janë larguar në banesë’, njofton policia./Opinion.al