Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg”për Ajas Sulejmanin, 39-vjeçarin që përplasi në vizat e bardha çiftin Konomi dhe foshnjën e tyre tre muajsh në Rrugën e Kavajës në Tiranë.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Sulejmani pretendon se nuk i kanë funksionuar frenat në momentin që semafori kaloi në të kuqe. Ndër të tjera ai ka thënë se ka qenë duke ecur me shpejtësi 40 km/orë.
Sulejmani u largua pas aksidentit me vajzën në krah. Ai është shprehur se dërgoi vajzën e tij të vogël në spital, ndërsa ka theksuar se ishte i traumatizuar.
Ndaj Sulejmanit rëndojnë akuzat për shkelje të rregullave të qarkullimit, drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe largim nga vendi i aksidentit.
Seanca për masën e sigurisë do të zhvillohet ditën e nesërme.