Kronikë

Përplasi 7-vjeçarin me motoskaf në plazh, arrestohet 40-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:23 - 19/07/22 |
Opi Nion

Policia ka arrestuar 40-vjeçarin i cili përplasi me motoskaf një 7-vjeçar në plazhin e Jonufrës në Vlorë.

Shtetasi A. K. banues në Tiranë, nuk ka respektuar kufizimin me bova detare dhe është futur në zonën në të cilën nuk lejohet lëvizja e mjeteve lundruese, ku si pasojë ka dëmtuar një 7-vjeçar që ishte duke notuar, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

40-vjeçari akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Pas