49-vjeçarja me inicialet F.Z. e cila shkaktoi një aksident në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë mbrëmjen e djeshme është vënë në pranga nga policia.
“F. Z., 49 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorrin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali.
Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve,” shkruhet në njoftimin e policisë.
Këmbësoret e aksidentuara u dërguan me urgjencë në spital , ndërsa aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.