Një 20-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali pasi është përplasur nga treni në qytetin Castelfiorentino.
Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur 20-vjeçari Marko Kaziu në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të shinave të trenit, për në urën mbi lumin Elsa, është përplasur nga një tren që vinte nga Siena.
I riu shqiptar është transportuar me helikopter në gjendje të rëndë për në spital. Ai nuk mundi t’u rezistojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë natës.
Lajmi për vdekjen e të riut u bë i ditur nga kryetari i bashkisë i Castelfiorentino, Alessio Falorni në rrjete sociale, i cili shprehu ngushëllimet për familjarët e të 20-vjeçarit shqiptar./Opinion.al/