Një makinë është përplasur me një kamionçinë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në aksin Peqin-Elbasan në fshatin Papër.
Sipas policisë, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy shoferët e automjeteve përkatës dhe dy pasagjerë.
Të plagosurit janë transportuar në spital, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, automjeti që drejtohej nga shtetasi O. S., 26 vjeç, është përplasur me kamionçinën që drejtohej nga shtetasi Sh. P., 58 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, shtetasja B. P., pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin Sh. P. dhe shtetasi A. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin O. S., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.