Kronikë

Përplasen tre makina, vdes nga arresti kardiak një person


               Publikuar në : 12:49 - 09/06/19 |
Opi Nion

Një person ka mbetur i vdekur gjatë një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në  Vorë. Viktima është identifikuar si Denis Kosova, i cili dyshohet se ka gjetur vdekjen si pasojë e arrestit kardiak.

Aksidenti ku u përfshinë tre makina ndodhi në rrugën dytësore që të çon drejt Doganës. Po ashtu, nga përplasja e makinave ka mbetur i plagosur dhe një person, i cili është transportuar për në spital.

Njoftimi i policisë

Në rrugën dytësore Vorë , drejt Doganës janë përplasur 3 mjete, si pasojë e përplasjes gjatë transportimit në spital ka nderruar jetë drejtuesi i njërit prej mjeteve shtetasi D. K rreth 30 vjeç.

Ndërsa shtetasi G. Z drejtuesi i njërit prej mjeteve ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetasit D. K, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak./ Opinion.al E.Xh.

 

Pas