Një person ka mbetur i vdekur gjatë një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në Vorë. Viktima është identifikuar si Denis Kosova, i cili dyshohet se ka gjetur vdekjen si pasojë e arrestit kardiak.
Aksidenti ku u përfshinë tre makina ndodhi në rrugën dytësore që të çon drejt Doganës. Po ashtu, nga përplasja e makinave ka mbetur i plagosur dhe një person, i cili është transportuar për në spital.
Njoftimi i policisë
Në rrugën dytësore Vorë , drejt Doganës janë përplasur 3 mjete, si pasojë e përplasjes gjatë transportimit në spital ka nderruar jetë drejtuesi i njërit prej mjeteve shtetasi D. K rreth 30 vjeç.
Ndërsa shtetasi G. Z drejtuesi i njërit prej mjeteve ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetasit D. K, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak./ Opinion.al E.Xh.