Tre makina janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në aksin Përrenjas-Librazhd, në afërsi të Pishkashit.
Mësohet se nga përplasja e makinave ka mbetur i plagosur një nga drejtuesit e mjeteve, e cila është transportuar në spitalin e Librazhdit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se një drejtues mjeti ka humbur kontrollin për shkak të motit të keq dhe është përplasur me bordurat anësore dhe një makinë.
Pak sekonda më pas edhe një tjetër automjet është përfshirë në aksident me dy mjetet që ishin përfshirë më herët në aksident.
Për pasojë të tre këto automjete janë dëmtuar pjesërisht. Policia është duke hetuar ngjarjen dhe zbardhjen e plotë të aksidentit.