Këto janë pamjet e një aksidenti të rëndë të ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, në Rrugën e Arbrit.
Dy automjete u përplasën ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën në afërsi të urës së fshatit Shkallë. Për pasojë të dy shoferët mbetën të plagosur rëndë dhe u dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Aq e fortë ishte përplasja, sa të dyja mjetet u shkatërruan gati plotësisht në pjesën e përparme. Ndërsa e gjithë rruga ku ndodhi aksidenti u mbulua nga mbetet e mjeteve… një prej makinave madje përfundoi mes përmes rrugës.
Hetimet për shkaqet e këtij aksidenti vijojnë.