Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier, në një kryqëzimeve të unazës “Lukan Toska”.
Mësohet se 4 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.