Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën Korçë-Pogradec. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke bërë që një nga mjetet të përfundojë në kanalin anësor.
Drejtuesi i mjetit “Audi” pas përplasjes, është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur makinën. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia po heton për rrethanat e aksidentit, si edhe ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit që është larguar.