Dy makina u përplasën mbrëmjen e kësaj të shtune në Pogradec, e për pasojë njëra prej tyre përfundoi te trafikndarësja. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Lin, në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë.
Gazetarja Daniela Zisi raporton se pavarësisht përplasjes së fortë, shoferi dhe pasagjerët nuk kanë marrë dëmtime serioze.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.