Një aksident është regjistruar ditën e sotme në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”, ku janë përplasur 2 automjete.
Sipas policisë, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy shoferët e makinave, shtetasit B. C., 53 vjeç dhe N. N., 66 vjeç, si dhe pasagjerja e njërit mjet, shtetasja V. N., 62 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 14:40, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”, ka ndodhur një aksident automobilistik në të cilin janë përfshirë 2 automjete.
Për pasojë janë lënduar drejtuesit e të dy automjeteve, shtetasit B. C., 53 vjeç dhe N. N., 66 vjeç, si dhe pasagjerja në njërin nga mjetet, shtetasja V. N., 62 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”,-njofton policia./Opinion.al