Dy automjete janë përplasur pak minuta më parë në superstradën Tiranë-Durrës.
Një parakalim i gabuar dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit që ka regjistruar vetëm dëme materiale dhe vonesa në qarkullim.
Më pas në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia rrugore që po kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.