Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Balldre-Lezhë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë një karburanti.
Mësohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga njëri prej automjeteve.
Nga përplasja e fuqishme njëri nga automjetet ka përfunduar jashtë rruge, ndërsa kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Opinion.al