Një person ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Mësohet se aksidenti është regjistruar në rrugën “5 Maj”, ku janë përplasur dy automjete, ndërsa i plagosur ka mbetur një këmbësor i cili po kalonte rrugën.
I plagosur është transportuar në spital ku po merr ndihëm e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendin e ngjarjes.
Aktualisht një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al