Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së hënës në aksin rrugor Tiranë-Durrës.
Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesi i njërit prej makinave dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetet.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që janë dërguar për të marrë ndihmë në spital dhe dy pasagjerët e mjeteve.
“Më datë 21.03.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin H. N., 28 vjeç, me mjetin me drejtues shtetasin E. L., 26 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi H. N., dhe pasagjerët e dy mjeteve, shtetasit M. F., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia..
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al