Një aksident rrugor është regjistruar këtë të dielë në aksin Korçë-Ersekë në afërsi të Drenovës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe si pasojë njëra prej tyre ka përfunduar në kanal.
Raportohet se nga aksidenti ka patur dëme materiale, ndërsa një grua pasagjere në një nga mjetet është transportuar ne spital për kontroll nga tronditja.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.