Një aksident i rëndë rrugor, me të plagosur nga dyshimet paraprake, ka ndodhur orët e vona të kësaj të hëne në autostradën Lezhë-Laç.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, në pritje të konfirmimit për të plagosur, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të urës së Milotit.
Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të ofruar ndihmën e shpejtë.
Ndërkohë, po hetohet edhe për shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit rrugor. Kushtet e rënduara të motit mund të jenë një nga shkaqet.