Kronikë

Përplasen 7 automjete, policia:Po punohet për lirimin e autostradës Tiranë-Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:50 - 12/05/22 |
Opi Nion

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Qafë-Kasharit.  Sipas policisë në aksident janë përfshirë 7 automjete. Si pasojë drejtuesi i njërës prej makinave shtetasi me iniciale M.K është shoqëruar pranë spitalit Ushtarak për ndihmë mjekësore. Ndërkohë 4 mjete të tjera si pasojë e dëmtimeve të konsiderueshme pritet të lëvizen me karotrec dhe po punohet për lirimin sa më të shpejtë të autostradës.

“Në datën 12.05.2022 në autostradën Tiranë – Durrës, janë përfshirë në aksident me dëme materiale 7 mjete, nga të cilat drejtuesi i mjetit marka “Opel Corsa” me targa AA 431 ZX shtetasi me iniciale M.K është shoqëruar pranë spitalit Ushtarak për ndihmë mjekësore, 4 mjete të tjera si pasojë e dëmtimeve të konsiderueshme pritet të lëvizen me karotrec dhe po punohet për lirimin sa më të shpejtë të autostradës.

Policia Rrugore e Tiranës përsëri apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sepse është e vendosur për të ndëshkuar cilindo drejtues automjeti që do të konstatohet në shkelje!”, njofton policia.

Pas