Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Peshkopisë.
Në ngjarje janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur kokë më kokë.
Për pasojë, 4 persona kanë mbetur të lënduar, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe të përgjegjësisë të aksidentit.