Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Dy automjete janë përplasur në lagjen 13 të qytetit bregdetar dhe si pasojë 2 vajza kanë mbetur të plagosura. Ato janë dërguar në spitalin dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 08:30, në lagjen Nr. 13 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin S. L., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. T. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetaset O. L. dhe A.L, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al