Një 27 vjeçar ka humbur jetën pasi është aksidentuar në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Pajovë. Mësohet se shtetasi S.V ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa personi që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmën e parë.
“Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Pajovë , në anë të rrugës është gjetur i aksidentuar shtetasi S.V., 27 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Nga hetime paraprake dyshohet se personi është goditur nga një motoçiklet e cila më pas është larguar nga vendngjarja”, njofton policia./Opinion.al