Një 50-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë i një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në Cërrik.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Gostimë -Mollas, ku 50 vjeçari, B.L., ka humbur kontrollin e motoçikletës duke dal jashtë rrugës.
Pas përplasjes, 50-vjeçari është transportuar për në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ Opinion.al E.Xh.