Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përpjekjet e Hollivudit për të ruajtur statusin e kryeqytetit botëror të filmit

2025/03/03 at 7:59 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përpjekjet e Hollivudit për të ruajtur statusin e kryeqytetit botëror të filmit

Prapa shkëlqimit të sezonit të çmimeve të filmit që kulmoi me ceremoninë ‘Oscar’ të dielën, Hollivudi po lufton për të ruajtur vendin e tij si qendra e industrisë globale të filmit. Pandemia COVID-19, xhirimet më pak të kushtueshme në vende të tjera dhe zjarret e fundit janë disa nga sfidat që po rrezikojnë statusin e Los Anxhelosit si kryeqyteti botëror i filmit.

Asnjë nga pretendentët për fituar çmimin ‘Oscar’ për filmin më të mirë këtë vit nuk është xhiruar në Los Anxhelos, ku për më shumë se një shekull ndodhen kompanitë kryesore të prodhimit të filmave dhe serialëve televizivë.

Studiot e filmit ka vite që po largohen nga Hollivudi, duke u zvhendosur drejt vendeve që ofrojnë stimuj tatimorë, ku xhirimet janë më pak të kushtueshme.

Krijuesit e filmave shpresonin për një rikthim në Los Anxhelos pas grevës së skenaristëve dhe aktorëve në vitin 2023, por statistikat tregojnë se rikthimi është i ngadaltë.

Prodhimi në Los Anxhelos ka rënë me 5.6 për qind nga viti 2023 në 2024, sipas kompanisë ‘FilmLA’. Ky është niveli i dytë më i ulët pas atij të vitit 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.

Zjarret që shpërthyen gjatë janarit shkatërruan disa pjesë të qytetit, duke shtuar shqetësimet se producentët mund të shkojnë diku tjetër, ndërsa punonjësit e industrisë kinematografike mund të largohen në vend që të përpiqen të rindërtojnë jetën në qytet.

Ekziston frika se studiot e Los Anxhelosit si Netflix dhe Walt Disney mund të vendosin të largohen nëse këto prirje vazhdojnë.

“Ka shumë njerëz që nuk kanë punuar për një kohë për shkak të grevave dhe tani zjarreve. Mendoj se këto ngjarje janë një thirrje për zgjim, për të gjithë ata që duan të nxisin prodhimit, të kthehen në Los Anxhelos”, thotë Samantha Quan, producente e filmit ‘Anora’ e cila fitoi çmimin e Akademisë ‘Oscar’ për filmin më të mirë.

Një grup prodhuesish ka nisur fushatën “Qëndro në Los Anxhelos”, me shpresën për të përfituar nga vullneti i mirë pas zjarreve në Kaliforni.

Përveç thirrjeve për stimuj tatimorë, ata gjithashtu po kërkojnë angazhimin e studiove për të rritur prodhimin në Los Anxhelos me të paktën 10 për qind gjatë tre viteve të ardhshme.

“Ky është vendi më i mirë në botë për të prodhuar projekte filmike. Ne kemi ekipet më të mira në botë, prodhuesit më të mirë në botë. Shumica e njerëzve jetojnë këtu. Ata duan të punojnë në shtëpinë e tyre. Duke pasur parasysh të gjitha zhvillimet, kjo është ajo që shpresoj, të kthejmë prodhimin në Los Anxhelos”, thotë Susan Sprung, shefe ekzekutive e kompanisë “Producers Guild of America”.

Një studim me producentë nga kompania ‘ProdPro’ gjeti se Kalifornia ishte vendi i gjashtë më i preferuar për të filmuar në dy vitetet e ardhshme, pas Torontos, Britanisë, Vankuverit, Evropës Qendrore dhe Australisë.

Gjatë ndarjes së çmimeve Oscar të dielën pjesëmarrësit kujtuan zjarret dhe vlerësuan qëndresën e Los Anxhelosit.

Ngjashëm me ceremonitë e tjera të ndarjes së çmimeve, edhe në natën e çmimeve ‘Oscar’ folësit bën thirrje për rritje të prodhimit të filmave dhe serialëve në Hollivud./voa

Ju sugjerojmë

Izraeli godet ndërtesën e banimit në Teheran, 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë
Bota

Izraeli godet ndërtesën e banimit në Teheran, 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë

14 Qershor, 2025 1:45 pm
Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë
Bota

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

14 Qershor, 2025 1:28 pm
Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!
Kryesore

Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!

14 Qershor, 2025 1:14 pm
Siguria në plazh, masa të reja në Durrës
Aktualitet

Siguria në plazh, masa të reja në Durrës

14 Qershor, 2025 1:05 pm
Aksident në Fier, shoferit të kamionit i bllokohet timoni dhe përfundon në kanal
Aktualitet

Aksident në Fier, shoferit të kamionit i bllokohet timoni dhe përfundon në kanal

14 Qershor, 2025 12:47 pm
Prokuroria kërkon arrest me burg për ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut
Aktualitet

Prokuroria kërkon arrest me burg për ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut

14 Qershor, 2025 12:35 pm
Çadra e shezlonge falas në Vlorë, Dredha: Sfidë këtë sezon, pastërtia e ujit
Bota

Çadra e shezlonge falas në Vlorë, Dredha: Sfidë këtë sezon, pastërtia e ujit

14 Qershor, 2025 12:21 pm
Papa Leo XIV apel Izraelit dhe Iranit: Përgjegjësi dhe arsye!
Bota

Papa Leo XIV apel Izraelit dhe Iranit: Përgjegjësi dhe arsye!

14 Qershor, 2025 12:00 pm
U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg vëllain e Nuredin Dumanit
Aktualitet

U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg vëllain e Nuredin Dumanit

14 Qershor, 2025 11:46 am
Akuzohet për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari!
Aktualitet

Akuzohet për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari!

14 Qershor, 2025 11:32 am
Para
“Ndyrësirë, tregon banesën e Prokurorit këtu”, Veliaj publikon procesverbalin: Lexoni me çfarë gjuhe flet Prokurori i SPAK

Veliaj reagon nga qelia: As me dosje të rreme, as me dënime pa gjyq, askush nuk mund ta fshijë punën që kemi bërë në Tiranë

Inaugurimi i Donald Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura, arsyeja

Pas incidentit me Zelensky-n, Trump kërkon takim urgjent me zyrtarët e lartë për Ukrainën

E rëndë në Tiranë, 26-vjeçarja hidhet nga kati i 5-të i pallatit

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën këmbësori

TE FUNDIT

Izraeli godet ndërtesën e banimit në Teheran, 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë

Izraeli godet ndërtesën e banimit në Teheran, 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë
14 Qershor, 2025

Rreth gjashtëdhjetë persona kanë humbur jetën pas një sulmi izraelit ndaj një ndërtese banimi në Teheran, sipas një gazetari të...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë
14 Qershor, 2025

Të paktën 16 palestinezë janë vranë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës dhe në orët e...

Lexo më shumë

Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!

Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!
14 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar edhe mesditën e sotme një konferencë me mediat. Para gazetarëve, Berisha publikoi...

Lexo më shumë

Siguria në plazh, masa të reja në Durrës

Siguria në plazh, masa të reja në Durrës
14 Qershor, 2025

Zonat bregdetare dhe atraksionet natyrore po tërheqin mijëra turistë vendas dhe të huaj, duke e kthyer turizmin në një nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com