Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përpjekjet amerikane për të frenuar përhapjen e koronavirusit në botë

2020/02/28 at 8:41 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përpjekjet amerikane për të frenuar përhapjen e koronavirusit në botë

Në SHBA, ligjvënësit po punojnë për një marrëveshje dypartiake që do të siguronte miliarda dollarë fonde emergjence për të frenuar përhapjen e koronavirusit në botë. Demokratët e Kongresit kanë kritikuar administratën Trump për një përgjigje të koordinuar dobët, duke e cilësuar të pamjaftueshëm propozimin e Shtëpisë së Bardhë për vetëm 2.5 miliardë dollarë fonde. Por siç njofton Katherine Gypson e Zërit të Amerikës, zyrtarët shëndetësorë i siguruan ligjvënësit se përpjekjet e SHBA po japin rezultat.

Në Kaliforni, shfaqja e rastit të parë me koronavirus në vend pa asnjë lidhje me burime të jashtme e ka rritur trysninë ndaj ligjvënësve amerikanë për të marrë masa.

Pas një jave mesazhesh kontradiktore të administratës Trump, Zëvendës Presidenti Pence mori drejtimin e përpjekjeve për t’iu përgjigjur kërcënimit.

“Ne do të përdorim të gjithë forcën e qeverisë për t’u përballur me këtë. Presidenti dëshiron ta bëjë të qartë se çfarë përparësie është kjo për të dhe për administratën tonë,” tha zoti Pence.

Por kostot e paparashikuara për koronavirusin do të kërkojnë para shtesë nga Kongresi, duke bërë që demokratët të dilnin pa humbur kohë për të thënë se vetë zoti Trump është përpjekur të shkurtojë programet që do të ishin të nevojshme në këtë rast.

“Kush shkurtoi 35 milion dollarë nga fondi i reagimit të shpejtë për sëmundjet infektive? Presidenti Trump. Kush shkurtoi 85 milion dollarë nga fondi i emergjencës për sëmundjet infektive? Presidenti Trump. Kush shkurtoi 120 milion dollarë nga programet për gatishmërinë dhe reagimin në çështjet e shëndetit publik? Presidenti Trump. Dhe kush thjesht propozoi shkurtimin me 16% të buxhetit të Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve që është agjensia për luftimin e këtyre lloj viruseve? Jo demokratët. Jo media. E bëri Presidenti Trump”, tha senatori demokrat Chuck Schumer.

Presidenti Trump kandidon këtë vjeshtë për rizgjedhje dhe republikanët i akuzojnë demokratët se po luajnë politikë me një krizë ndërkombëtare.

“Koronavirusi nuk do t’ia dijë për ciklet e grindjeve partiake apo lajmet politike. Kjo sëmundje e re nuk mund të presë derisa ligjvënësit të shfryjnë dufin, gjë që mund të na çonte më larg e jo më afër rezultatit.”

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila është përpjekur të qetësojë njerëzit duke vizituar një qendër të komunitetit kinez në distriktin e saj, tha se ligjvënësit janë afër një marrëveshjeje:

“Ne duhet të jemi të gatshëm për të punuar në një mënyrë dypartiake në Kongres si dhe me administratën, për të arritur qëllimin e duhur. Në lojë është jeta e njerëzve. Nuk është koha për të vënë gishtin te dikush ose për të luajtur politikë,” tha zonja Pelosi.

Zyrtarët e shëndetësisë që informuan ligjvënësit mbi masat e SHBA, thanë se publiku nuk duhet të frikësohet, edhe pse priten më shumë raste.

“Rreziku për publikun amerikan është i ulët. Ne kemi një strategji agresive të frenimit që ka funksionuar realisht deri më tani në 15 raste në Shtetet e Bashkuara. Deri në rastin e sapo shfaqur në Sacramento, nuk kemi patur asnjë rast të ri gjatë dy javëve. Besoj se do të shohim raste të reja,” thotë Dr. Robert Redfield, i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve.

Lëvizja e shpejtë e virusit po detyron shumë ligjvënës të pranojnë se askush nuk e di se sa para do të duhen, 2,5 miliardë dollarë siç propozon presidenti, apo 8,5 miliardë që është propozuar nga demokratët e Senatit.

“Ne thjesht duhet të garantojmë se shkencëtarët tanë dhe njerëzit në vijën e parë, veçanërisht ata që janë në sistemet e shëndetit publik dhe në spitalet e vijës së parë do të kenë burimet dhe mbështetjen e duhur,” thotë Ami Bera, ligjvënës demokrat.

Megjithë mosmarrëveshjet politike, ligjvënësit shpresojnë ta miratojnë fondin shtesë deri nga mesi i marsit. /VOA

Ju sugjerojmë

Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente
Bota

Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente

3 Dhjetor, 2025 2:49 pm
Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Kronikë

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

3 Dhjetor, 2025 2:33 pm
PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
Kryesore

PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

3 Dhjetor, 2025 2:21 pm
Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut
Sport

Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut

3 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED
Aktualitet

Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED

3 Dhjetor, 2025 1:49 pm
Qëlluan me armë drejt një biznesi në Kukës, pranga babait, në kërkim i biri
Kronikë

Qëlluan me armë drejt një biznesi në Kukës, pranga babait, në kërkim i biri

3 Dhjetor, 2025 1:48 pm
Lufta/ Rubio: Donetsku që e kontrollon Ukraina është “gjembi” në negociata
Bota

Lufta/ Rubio: Donetsku që e kontrollon Ukraina është “gjembi” në negociata

3 Dhjetor, 2025 1:24 pm
Braçe përplaset me Agron Shehajn: Boll po të them, qepe…
Kryesore

Braçe përplaset me Agron Shehajn: Boll po të them, qepe…

3 Dhjetor, 2025 12:49 pm
Takimet e Salianjit, Berisha: Ka qëllime private dhe personale
Kryesore

Takimet e Salianjit, Berisha: Ka qëllime private dhe personale

3 Dhjetor, 2025 12:29 pm
BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027
Bota

BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027

3 Dhjetor, 2025 10:32 am
Para
5 gola kundër Partizanit, derbi mbyllet me fitoren e Tiranës

5 gola kundër Partizanit, derbi mbyllet me fitoren e Tiranës

Koronavirusi/OBSH ngre nivelin e rrezikut në “shumë të lartë”

Koronavirusi/OBSH ngre nivelin e rrezikut në "shumë të lartë"

Prania e Dakos në Kongres, Bardhi: Mbetet e njejta parti e kriminalizuar

Prania e Dakos në Kongres, Bardhi: Mbetet e njejta parti e kriminalizuar

TE FUNDIT

Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente

Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente
3 Dhjetor, 2025

Dhjetë orë marrje në pyetje, nga ora 14:00 deri në mesnatë. Nuk u mor asnjë masë: Federica Mogherinit i është...

Lexo më shumë

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
3 Dhjetor, 2025

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj është paraqitur mesditën e sotme në SPAK. Prania e Karçanajt...

Lexo më shumë

PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
3 Dhjetor, 2025

Pavarësisht mesazheve kundërshtuese që transmetojnë në publik, PD e PS prej dy ditësh janë në negociata të fshehta për të...

Lexo më shumë

Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut

Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut
3 Dhjetor, 2025

Federata Shqiptare e Futbollit anulon ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Ilirisë dhe Skënderbeut e parashikuar për t’u zhvilluar këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com