Rajoni

“Përpjekje për të zbutur tensionet”, Borrell takohet nesër me Kurtin dhe Vuçiç në Paris



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:50 - 10/11/22 |
Opi Nion

Bashkimi Europian konfirmon se përfaqësuesi i saj i lartë për politikë të jashtme, Josep Borrell, do të takohet nesër në Paris veçmas me liderët e Kosovës dhe Serbisë. Zbutja e tensioneve të fundit do të jetë në fokus, gjithashtu edhe mënyra për të çuar përpara dialogun.

“Në Forumin e Paqes në Paris, nesër Borrell do të takohet ndarazi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Nuk do t’ju them se cili do të jetë mesazhi kryesor, pasi ai do t’ju dorëzohet atyre gjatë takimeve. Por mund t’ju tregoj qëllimin kryesor të këtyre takimeve: ai është vazhdimi i përpjekjeve të Bashkimit Europian për të ndihmuar të dyja palët që të ulin tensionet aktuale dhe që më në fund të arrihet progres në dialogun e lehtësuar nga BE. Ky është synimi kryesor dhe ajo që kemi tentuar të bëjmë së fundmi, veçanërisht me përshkallëzimin e fundit që shpërtheu mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Peter Stano, zëdhënësi kryesues i BE-së për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë.

Kurti dhe Vuçiç pritet të takohen në Francë përgjatë punimeve të Forumit të Paqes së Parisit, në një periudhë tensionesh mes te dyja vendeve dhe trysnisë ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale mbrëmjen e së mërkurës, Kurti tha se ishte gjithnjë i interesuar për dialogun për marrëveshje, me njohje reciproke në qendër. “Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trilateral me presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje. Jam gjithnjë i gatshëm, i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”.

Ai tha se janë dy propozime në tryezë: “ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë,dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”.

Më herët, të mërkurën, presidenti serb Aleksandar Vuçiç u tha mediave në Beograd se pret të diskutojë me shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe të dërguarin evropian Miroslav Lajçak, por nuk përmendi mundësinë e ndonjë takimi me kryeministrin Kurti.

Pas