Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Përpiqesh të mbjellësh ndasi veri-jug”, Berisha-Ballës: Mashtrues ordiner

2022/05/30 at 2:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Përpiqesh të mbjellësh ndasi veri-jug”,  Berisha-Ballës: Mashtrues ordiner

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përplasur në seancën e sotme plenare me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.


Balla, akuzoi Berishën se kërkon që të mbjellë ndasi mes veriut dhe jugut. Balla foli për investimet e qeverisë “Rama” në Tropojë dhe tha se mund të marrim pamjet dhe të shohim si ishte Bajram Curri në 2013, dhe si është sot.

Ndërkohë, nga ana e tij, Berisha teksa e cilësoi Ballën si “mashtrues ordiner”, renditi punët që PD ka bërë gjatë mandatit të saj.

Taulant Balla: Sa i përket përpjekjes tashmë shumëvjeçare për të mbjellë ndasi mes veriut dhe jugut të Shqipërisë, për të krijuar sikur këtu ka ndarje mes veriut dhe jugut, për të kritikuar qeverinë se paskësh lenë pas dore veriun, mendoj se shembulli më domethënës janë investimet e kësaj qeverie në Tropojë. Ftoj këdo, çdo deputet të marrë pamjet si ishte Bajram Curri në vitin 2013 dhe si është sot. Si ishte rruga në 2013 dhe si është sot. Le t’i krahasojmë. Merreni pyeteni ish-kryetarin e Bashkisë se ka qenë i PD, sa investime more përgjatë vitit 2015-2019 dhe sa more kur le mandatin e deputetit 2011-2015. Prirja 30-vjeçare e një individi për ta ndarë Shqipërinë copash për interesa personale, ka marrë fund. Ne jemi për një Shqipëri të bashkuar, jo të ndarë. Prandaj çdo ditë të punës sonë duam që çdo shqiptar ta shohim njëlloj. Nuk ka asnjë dallim nëse është socialist apo demokrat. Jemi duke punuar për të siguruar incestime në çdo cep të territorit.

Sali Berisha: Normalisht një mashtruesi ordiner i thuhet kur s’ke turp thua gjithçka. Por për hir të qytetarëve unë do sqaroj këtu, në vitet 2006-2013 në Tropojë nga Qafë Mali në Bajram Curr, nga Sopoti në Golaj, nga Sopoti në Qafë Morinë, nga Bajram Curri në Lekbibaj, nga Bajram Curri në Valbonë, janë ndërtuar apo rindërtuar gjithsesj 280 kilometra rrugë. Nga këto po rikujtoj rrugën Qafë Mali-Fierzë e rindërtuar plotësisht, rrugën Lekbibaj, ka përfunduar në verë 2013. Rruga e Kërnajës-Ballabanit ka përfunduar në vitin 2013. Rruga e Valbonës pati probleme por përfundoi 80% e saj në vitin 2013. U ndërtua ujësjellësi i Dunishës, Pallati i Sportit ndër më të bukurit në vend, rrugë dhe ura të tjera. Por distanca Tiranë-Tropojë falë ndërtimit të Rrugës së Kombit nga 9 orë, zbriti në 3.5 orë. Gjatë kësaj qeverisje është investuar në Tropojë vetëm 2/3 e investimit të rrugës Bajram Curri-Lekbibaj. Pra diskriminim absolut total. Kjo është e vërteta. Si ndiheni ju kur kryetari juaj del dhe mashtron në këtë mënyrë? A ka të drejtë t’ju përfaqësojë ju kur merr pozicionin e një gënjeshtari ordiner? Unë ju pyes ju njerëzisht, a bëni mbledhje ju apo jo të grupit parlamentar?



Ju sugjerojmë

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk
Bota

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

10 Shtator, 2025 10:52 pm
Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë
-U tha në Opinion

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë

10 Shtator, 2025 10:45 pm
Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…
-U tha në Opinion

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…

10 Shtator, 2025 10:31 pm
Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah
Bota

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah

10 Shtator, 2025 10:16 pm
“Do t’ju hapim barkun me plumba!” Kërcënohen Forcat Shqiponja në Shkodër
Kronikë

“Do t’ju hapim barkun me plumba!” Kërcënohen Forcat Shqiponja në Shkodër

10 Shtator, 2025 9:54 pm
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
Aktualitet

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

10 Shtator, 2025 9:23 pm
Austri, ndalohet shamia në shkollë për vajzat nën 14 vjeç
Bota

Austri, ndalohet shamia në shkollë për vajzat nën 14 vjeç

10 Shtator, 2025 9:00 pm
Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit
Kronikë

Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit

10 Shtator, 2025 8:17 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Politikë

Shkarkohet nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin

10 Shtator, 2025 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump reagon pas rrëzimit të dronëve rusë në Poloni: Ja ku jemi…

10 Shtator, 2025 7:56 pm
Para
“Përgjegjës do jetë drejtuesi nëse …”,Nano:Test droge dhe psikologë për policët

"Përgjegjës do jetë drejtuesi nëse ...",Nano:Test droge dhe psikologë për policët

DASH: Pavarësia e gjyqësorit dhe korrupsioni, problemet kryesore në Shqipëri

Kandidatura e Mirakës/Grupi i Alibeajt: S’e kundërshtuam, u propozua nga Berisha

Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit

Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
















TE FUNDIT

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk
10 Shtator, 2025

Aktivisti konservator dhe themeluesi i Turning Point USA, Charlie Kirk, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, pas një atentati me...

Lexo më shumë

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë
10 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” po diskutohet në lidhje me sigurinë e prodhimeve shqiptare, pas bllokimit të një sasie prodhimesh shqiptare në...

Lexo më shumë

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…
10 Shtator, 2025

“Sa të rrezikshme janë prodhimet shqiptare” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion”, pasi një sasi prodhimesh u ndaluan...

Lexo më shumë

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah
10 Shtator, 2025

Charlie Kirk, një aleat i presidentit Donald Trump dhe themelues i organizatës konservatore "Turning Point USA", është qëlluar me armë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com