Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përpëlitja mediatike e Edi Ramës

2017/10/22 at 12:08 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush ja ngre nervat Edi Ramës?

Nga Desada Metaj


Edi Rama, kryeministri që e shihnim më shumë se njëherë në ditë në ekranet e televizioneve për më shumë se 10 ditë u “zhduk” nga ekranet. Që kur Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi denoncuan live në emisionin “Opinion” lidhjet e disa politikanëve me persona me precedentë penalë, që kur prokuroria e krimeve të rënda nisi kërkesën për ndalimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kryeministri vetëm ka heshtur.

Njeriu që shfrytëzonte çdo hapësirë televizive për të reklamuar punën e qeverisë së tij, është mjaftuar me 2 apo 3 fjali në Facebook për të “shitur” apo dhe “riblerë” sipas rastit bashkëpunëtorët e tij të hetuar nga drejtësia.

Edi Rama hesht atëherë kur duhet të flasë dhe të mbajë përgjegjësi për këto që po ndodhin në një vend ku ish bashkëpunëtori i tij më i afërt akuzohet për bashkëpunim me organizatat kriminale. Gjyqi apo batutat që ai bën për prokurorët apo shkëmbimi në distancë i deklaratave me opozitën janë shfaqje e qartë e dobësisë dhe mungesës së seriozitetit për një kryeministër që është rikonfirmuar në këtë detyrë vetëm pak muaj më parë.

Askush më shumë se Edi Rama nuk ka përgjegjësi për zhvillimet e ditëve të fundit. Bashkëpunëtorët  e tij në qeveri apo në kabinetin e ngushtë e kanë të qartë po aq sa gjithë shqiptarët se asnjë vendim i rëndësishëm nuk është marrë pa bekimin e kryeministrit. Ndaj “zhdukja” e tij nga ekranet dhe urimi i “mirëmëngjesit” në Facebook është një strategji PR që në mos keqkëshillim është tallje e hapur me ata që e votuan por dhe me ata që janë kritikë me të.

Edhe ata që brohorisnin pardje dhe dje në mbështetje të Saimir Tahirit e kanë po aq  të qartë se më shumë se pyetjet e gazetares, ish ministrin e shqetësonte akuza dhe  qëndrimi pa bosht i kryeministrit. Aq pa bosht, sa dhe rishfaqja e tij pas 10 ditësh duke u mburrur me aksionin në Lazarat nuk arrin të bindë as militantët socialistë të njësisë 5 në Tiranë. Në vitin e pestë të qeverisjes Edi Rama nuk mund t’i mbushë mendjen as “medias së kazanit” dhe as asaj të oborrit kryeministror se policia ka luftuar kanabizimin e Shqipërisë.

Lazarati, një aksion i suksesshëm në një zonë të izoluar të Shqipërisë nuk mund të fshehë qindra tonelata drogë që janë kapur gjatë trafikimit nga ndërkombëtarët.

Në vitin e pestë të qeverisjes është amorale të krahasohesh me qeverisjen e Berishës, të anatemosh median dhe opozitën se po të prishin punë dhe aq më pak të luash rolin e viktimës se nuk të kanë lejuar të bësh punën. Madje dhe ti thuash shqiptarëve “që nuk janë budallenj edhe kur s’janë të shkolluar” nuk është shprehje që një kryeministër mund ta përdorë.

Sepse janë po këta shqiptarë që panë qartë se si policia që sot Edi Rama po e vlerëson dhe mbështet është ajo që falimentoi para bandave në Elbasan. Dhe asnjë akuzë ndaj prokurorisë apo gjykatave nuk e shmang dot nga përgjegjësia direkte për korrupsionin dhe lidhjen e segmentëve të policisë me krimin.

Sepse janë po këta shqiptarë që sot dëgjojnë nga kryeministri që ka nevojë për masa drastike në polici, ndërsa vetëm pak ditë më parë në çdo ekran shiheshin tabelat “policia që duam”. Dhe meqë populizmi është ndoshta arma e fundit që i ka mbetur në dorë një kryeministri që pas 10 ditësh del në publik për t’u justifikuar, ndoshta dikush më afër mund t’i ofrojë një botim me përmbledhje të fjalëve të urta të popullit shqiptar, që edhe pse nuk shquhet për detari ka mesazhe të koduara për peshqit, si: “peshku qelbet nga koka” apo “peshku i madh e ha të voglin”.

 

Etiketa: desada metaj


Ju sugjerojmë

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
Bota

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

10 Maj, 2025 7:43 pm
Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës
Aktualitet

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës

10 Maj, 2025 7:14 pm
Financimi i partive politike,Celibashi:Përmes sistemit, KQZ do bëjë të mundur verifikimet
Kryesore

Shqipëria voton, Celibashi mesazh qytetarëve, partive politike dhe komisionerëve

10 Maj, 2025 6:47 pm
“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat
Aktualitet

“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat

10 Maj, 2025 6:20 pm
Dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në funksion të fushatës, ndalohen 4 persona
Aktualitet

Dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në funksion të fushatës, ndalohen 4 persona

10 Maj, 2025 6:08 pm
Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi
Sport

Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi

10 Maj, 2025 5:52 pm
Fillimi i vitit 2025: Kërkesa e lartë për prona me kredi
Aktualitet

Fillimi i vitit 2025: Kërkesa e lartë për prona me kredi

10 Maj, 2025 5:33 pm
Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi
Bota

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi

10 Maj, 2025 5:19 pm
Para
“Dosja Habilaj”/ Ndaj dy të arrestuarve vendoset “arrest me burg”

“Dosja Habilaj”/ Ndaj dy të arrestuarve vendoset “arrest me burg”

Këto janë 5 veprimet që ju bëjnë automatikisht të papëlqyeshëm nga të tjerët

Këto janë 5 veprimet që ju bëjnë automatikisht të papëlqyeshëm nga të tjerët

Çfarë treguan rezultatet e zgjedhjeve të së dielës në Kosovë?

Kosova voton në zgjedhjet lokale
















TE FUNDIT

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
10 Maj, 2025

Pakistani ka mohuar akuzat e Indisë, duke thënë se nuk ka pasur shkelje të armëpushimit. Ministri i informacionit i vendit,...

Lexo më shumë

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
10 Maj, 2025

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën më...

Lexo më shumë

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
10 Maj, 2025

Pakistani shkeli një armëpushim të rënë dakord më herët të shtunën me Indinë, pas katër ditësh konfrontim në kufirin midis...

Lexo më shumë

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës
10 Maj, 2025

Një 65-vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal vaditës në fshatin Goricaj, Divjakë. Sipas njoftimit të policisë, nga këqyrja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com