Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përparimi i papritur rus pranë Pokrovskut ndez alarmin në Ukrainë

2025/08/13 at 6:12 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Përparimi i papritur rus pranë Pokrovskut ndez alarmin në Ukrainë

Ky është një nga përparimet më të mëdha të Rusisë në fushëbetejë prej muajsh. Dhe, ky përparim rus po ndodh në kohën më të keqe për Ukrainën.


Diku gjatë fundjavës, trupat ruse thyen vijat mbrojtëse të Ukrainës në veri të qytetit të Donbasit, Pokrovsk, në lindje të qytetit më të vogël Dobropilja.

Sipas analistëve ushtarakë dhe blogerëve ukrainas e rusë, njësitë ruse kanë çarë përpara rreth 17 kilometra në veri të vijave të tyre të mëparshme, një hap gjigant sipas masave të tanishme të fushëbetejës, duke e marrë fshatin Zoloti Kolodiaz dhe duke iu afruar një rruge dytësore për furnizim që shtrihet nga Dobropilja në veri.

Disa raportime me burime të hapura sugjerojnë se forcat ruse mund të kenë marrë në fakt rrugën dhe fshatin, gjë që do të kërcënonte edhe më shumë linjat e furnizimit për Pokrovskin, i cili vetë është pjesërisht i rrethuar.

Javën e kaluar, u raportua se njësitë diversante ruse janë parë në periferi jugore të qytetit, duke u afruar drejt stacionit hekurudhor në qendër.

Në një postim në Telegram më 12 gusht, komandanti i lartë ushtarak i Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskij, konfirmoi se njësitë e “infiltrimit” kishin anashkaluar disa pozicione ukrainase: “Disa nga grupet janë shkatërruar tashmë, të tjerat janë në proces shkatërrimi”.

Forcat përforcuese nga disa prej njësive më të kalitura në beteja po dislokohen tani.
Kjo ndodh në prag të një takimi të rëndësishëm ballë për ballë mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, më 15 gusht në Alaskë, ku Trump ka sugjeruar se mund të arrihet një marrëveshje që përfshin “shkëmbim territoresh”.

Humbjet e fundit në fushëbetejë janë shqetësuese, në mos alarmante, sipas ekspertëve.

“Nëse ukrainasit nuk e rikthejnë shpejt situatën dhe rusët arrijnë ta konsolidojnë e zgjerojnë këtë në një depërtim të vërtetë, atëherë kjo mund të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme të kësaj lufte”, tha Pasi Paroinen, oficer rezervë finlandez dhe analist ushtarak në organizatën e inteligjencës Black Bird Group.

“Shumë varet nga mënyra se si ukrainasit arrijnë të reagojnë”, tha ai.
“Rënia e Pokrovskit është thjesht çështje kohe në këtë fazë”, tha Konrad Muzyka, analist ushtarak me bazë në Poloni, i cili sapo ishte kthyer nga një vizitë në disa prej pozicioneve të avancuara të Ukrainës.

“Ukrainasit nuk kanë forcë njerëzore për të luftuar në qytet, as kapacitet për të kryer një manovër anësore për t’i larguar rusët nga pjesët jugore të qytetit”, tha ai. “Tani me shumë gjasë po shohim një lloj veprimi të vonuar dhe përpjekje për t’u shkaktuar humbje sa më të mëdha rusëve… sesa një përpjekje për ta rimarrë qytetin”.

Një zëdhënës ushtarak ukrainas i mohoi në mënyrë të prerë raportet për përparimin rus në fushëbetejë.
“Rusët po përdorin taktikën e infiltrimit nga grupe të vogla përtej vijës së parë të mbrojtjes, duke humbur shumë personel, gjë që ndodhi pranë Dobropiljas”, tha nënkoloneli Viktor Tregubov në një video të postuar në Facebook më 12 gusht.

“Një grup i vogël i armikut anashkaloi pozicionet ukrainase dhe u përpoq të fshihej prapa nesh, por [forcat tona të armatosura] po i zmbrapsin këto përpjekje”, nënvizoi ai, duke shtuar.

“Ne i vrasim vazhdimisht, dhe ata vazhdojnë të dërgojnë ushtarë”
Që nga dimri i kaluar, vija e frontit prej 1.100 kilometrash është zhvendosur vetëm me ritëm shumë të ngadaltë, pavarësisht se Rusia ka shumë më tepër trupa dhe armatim.

Aftësia e Ukrainës për të shpiku në fushëbetejë – veçanërisht me luftën me dronë – i kishte dhënë Kievit përparësi të lehtë ndaj forcave ruse, të cilat për një kohë të gjatë mbështeteshin te dronët kamikazë të prodhuar nga Irani.

Por, Rusia ka arritur të përshtatë shumë nga risitë e Ukrainës, veçanërisht me bllokimin elektronik të sinjaleve – gjë që pengon fluturimet e dronëve ukrainas – dhe me dronët me fibra optike, të cilët kontrollohen me fije të holla që shtrihen me kilometra, duke i bërë të paprekshëm ndaj bllokimit elektronik.

Moska gjithashtu ka përdorur bomba rrëshqitëse – bomba të rënda të modernizuara, të cilat mund të hidhen nga avionët larg mbrojtjes kundërajrore – për të shkatërruar llogoret ukrainase ose pozicionet e improvizuara të fshehura në rrënojat e ndërtesave.

Një nga taktikat më gjakderdhëse që Rusia ka përdorur për të thyer vijat ukrainase ka qenë njësitë e motorëve ose mjetet e lehta motorike, ku një numër i vogël ushtarësh të armatosur lehtë kalojnë me shpejtësi fushëbetejën, duke u përpjekur t’u shpëtojnë dronëve dhe të manovrojnë pas pozicioneve ukrainase.

Edhe pse sjellin humbje të larta, këto sulme të motorizuara kanë qenë efektive, pjesërisht sepse nuk ka mjaft ushtarë ukrainas për t’i mbushur llogoret.

“Ne i vrasim vazhdimisht, dhe ata vazhdojnë t’i dërgojnë”, tha një oficer nga Brigada e 36-të Detare e Ukrainës për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë (REL).

Sipas protokollit ushtarak, ai dha vetëm nofkën e tij, Tikhy.

“Nëse gjejnë një vend [ku mund të depërtojnë], menjëherë i dërgojnë atje. Është si taktika e milingonave. E dinë se aty ka sheqer dhe të gjithë nisen atje”, shtoi ai.

Ukraina, ndërkohë, vazhdon të përballet me vështirësi në rekrutimin dhe trajnimin e mjaftueshëm të ushtarëve për t’i dislokuar, veçanërisht këmbësorinë për në vijën e parë të frontit. Ligjvënësit miratuan vitin e kaluar ndryshime në rregullat e mobilizimit, por ekspertët thonë se rekrutuesit ende kanë vështirësi si për të joshur vullnetarë, ashtu edhe për t’i trajnuar siç duhet.

Një brigadë e re e trajnuar dhe armatosur nga Franca u përball me dhjetëra dezertime para dhe pas dislokimit, duke nxitur një hetim penal dhe dorëheqjen e komandantit të saj.
Depërtimi pranë Dobropiljas mund të ketë ndodhur pasi njësitë ruse të zbulimit kanë depërtuar prapa pozicioneve ukrainase.

Nëse rusët i mbajnë pozicionet dhe rrugën, kjo potencialisht hap një çarje në vijat ukrainase, duke u lejuar atyre të çajnë përpara në jug drejt Pokrovskit dhe në veri drejt Kramatorskut.

“Është pasojë e mungesës së fuqisë njerëzore”, tha Muzyka.

“Vija e avancuar e trupave ukrainase është tepër e shpuar. Thjesht nuk kanë njerëz për të manovruar në fortifikata dhe llogoret që kanë ndërtuar”, theksoi ai.

Këto dy qytetet “janë shumë më të rëndësishme për armikun. Është në fakt qendra e Donbasit, prandaj është logjike që do të sulmonin aty”, tha Kirill Sazonov, analist që shërben në Brigadën e 41-të të Mekanizuar të Ukrainës.

“Por, tani ata kanë vendosur të përfundojnë punën në Pokrovsk së pari, sepse, siç kanë treguar gjashtë muajt e fundit, është e pamundur të sulmosh njëkohësisht Pokrovskin dhe Kostiantinivkën”, shtoi ai.

Në fillim të vitit, Rusia krijoi një njësi dronësh të quajtur Qendra Rubicon e Sistemeve të Avancuara Papilotë, një njësi elitë që përdor dronë të avancuar me pamje të drejtpërdrejta dhe teston taktika e teknologji të reja.

Ekspertët thonë se Rubicon ka luajtur rol vendimtar në largimin e trupave ukrainase nga Kursku, rajoni rus ku Ukraina kishte depërtuar verën e kaluar.

“Ajo që më befasoi ishte se si rusët janë përmirësuar, si po i përdorin dronët e tyre”, tha Muzyka për REL-in.

“Rubicon po shkakton dëme të mëdha në vijat e dyta dhe të treta të mbrojtjes ukrainase dhe po e bën këtë në një mënyrë shumë të sistematizuar, shumë metodike”, përfundoi ai.

Për Ukrainën, “mungesa më e madhe është fuqia njerëzore, që shfaqet praktikisht në gjithë frontin”, tha ai.

“Nuk mendoj se problemi i mobilizimit do të zgjidhet, sepse është një çështje themelore strukturore e mënyrës se si Ukraina po e lufton këtë luftë”, sipas tij.

Dy qytete industriale nën kërcënim

Një nga prioritetet kryesore të Rusisë në rajonin e Donbasit, sipas ekspertëve dhe strategëve, duket se janë dy nga fortesa e tanishme të Ukrainës: Sloviansku dhe Kramatorsku.

Të vendosura në pjesën veriore të rajonit të Donjeckut, këto dy qytete industriale strehojnë një numër të madh forcash ukrainase si dhe linja furnizimi prapa frontit, spitale dhe shtabe komanduese lokale.

Trupat ruse pretendojnë se kanë marrë Çasiv Jarin, një qytet në një lartësi që ofron përparësi artilerie për të kërcënuar Kostiantinivkën, e cila ka një nyje hekurudhore të rëndësishme. Ukraina thotë se qyteti mbetet i kontestuar./rel



Ju sugjerojmë

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja
Kronikë

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja

6 Shtator, 2025 6:41 pm
SHBA dhe BE dënojnë shpërthimin në Zubin Potok: Të identifikohen personat përgjegjës për sulmin kriminal 
Kronikë

“Më ka sulmuar”, zbardhet dëshmia e italianes që u përdhunua në Durrës

6 Shtator, 2025 4:35 pm
Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
Te Fundit

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

6 Shtator, 2025 1:45 pm
Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
Bota

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

6 Shtator, 2025 11:50 am
Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë
Kryesore

Si do të jetë moti sot

6 Shtator, 2025 10:25 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

5 Shtator, 2025 11:09 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

5 Shtator, 2025 10:02 pm
Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
Sport

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

5 Shtator, 2025 9:36 pm
Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
Bota

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

5 Shtator, 2025 8:50 pm
Para
Biseda me Trump, Ukraina dhe BE kërkojnë që Rusisë t’i bëhet presion për paqe

Biseda me Trump, Ukraina dhe BE kërkojnë që Rusisë t’i bëhet presion për paqe

Vuçiç niset drejt Moskës

Vuçiç njofton largimin: Nuk do rikandidoj për postin e presidentit!

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike

Trump paralajmëron Putin:Nëse nuk e ndalon luftën të premten,do ketë pasoja të rënda
















TE FUNDIT

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja
6 Shtator, 2025

Vëllai i Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë ka dhënë një intervistë për gazetarin Flamur Vezaj, ku ka folur  ndër...

Lexo më shumë

“Më ka sulmuar”, zbardhet dëshmia e italianes që u përdhunua në Durrës

SHBA dhe BE dënojnë shpërthimin në Zubin Potok: Të identifikohen personat përgjegjës për sulmin kriminal 
6 Shtator, 2025

Një 18-vjeçare me shtetësi italiane, ka deklaruar se është përdhunuar nga një 26-vjeçar shqiptar në orët e para të mëngjesit...

Lexo më shumë

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
6 Shtator, 2025

Një 68-vjeçar me inicialet G.G., i cili punonte roje pranë një kompanie në Tiranë, ka ndërruar ndërsa porta hyrëse e...

Lexo më shumë

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
6 Shtator, 2025

“Putini mund të vijë në Kiev… Nuk mund të shkoj në Moskë ndërsa vendi im sulmohet çdo ditë nga Rusia....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com