Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përparim i rëndësishëm në bisedimet me Phenianin

2018/06/01 at 9:18 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Përparim i rëndësishëm në bisedimet me Phenianin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të enjten se pati “bisedime substanciale” të enjten me krahun e djathtë të udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un, për një takim që mund të mbahet në qershor mes tij dhe Presidentit amerikan Donald Trump.

Zoti Pompeo dha një konferencë për shtyp, pasi zhvilloi bisedime në Nju Jork me Kim Yong Chol-in, nënkryetar i Komitetit Qendror dhe ish shef i agjencisë koreanoveriore të zbulimit.

Sekretari Pompeo tha se në negociatat e së enjtes ishte bërë “përparim i vërtetë” përsa i përket kushteve të caktuara për takimin e pritshëm mes Presidentit Trump dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un.

Pompeo tha se ai beson se Koreja e Veriut është duke shqyrtuar një strategji të re, por paralajmëroi se Pheniani do të duhet të zgjedhë“një rrugë thellësisht të ndryshme” për të arritur sigurinë.

Zoti Trump u tha më parë gazetarëve se bisedimet mes Mike Pompeos dhe Kim Yong Chol-it kanë shkuar mirë dhe se ai shpreson të takohet me Kim Jong Un-in në Singapor në datën e caktuar në fillim, 12 qershor.

Presidenti tha se ai pret që delegacioni koreanoverior të vijë në Uashington të premten, për t’i dorëzuar atij një letër nga Kim Jong Un-i. “Pres me kënaqësi ta lexoj letrën”, tha sot Presidenti Trump.

Sekretari i shtetit Mike Pompeo, tha se pati një “darkë shumë të mirë pune” me Kim Yong Cholin, në mjediset e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Zoti Pompeo postoi në twitter një fotografi, ku shihet duke shtrënguar duart me Kim Yong Choin dhe një tjetër ku ata shihen të ulur në një apartament afër selisë së Kombeve të Bashkuara në New York.

“Ne jemi të përkushtuar për çarmatimin e plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm bërthamor të gadishullit korean“, shkroi sekretari Pompeo.

Kim Yong Chol është zyrtari më i lartë i Koresë së veriut që viziton Shtetet e Bashkuara në 18 vjet./VOA

Etiketa: bisedimetperparim i rendesishemshba-kore

Ju sugjerojmë

SPAK kërkon ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Ahmetajt nga Zvicra
Kronikë

SPAK kërkon ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Ahmetajt nga Zvicra

17 Nëntor, 2025 11:52 am
Alarm kombëtar për reshjet, Balluku takim me emergjencat civile: Janë marrë masat
Aktualitet

Alarm kombëtar për reshjet, Balluku takim me emergjencat civile: Janë marrë masat

17 Nëntor, 2025 11:48 am
Hetimet për 21 janarin, Berisha: SPAK nuk më ka thirrur, ka frikë nga dëshmitë e mia
Kryesore

Hetimet për 21 janarin, Berisha: SPAK nuk më ka thirrur, ka frikë nga dëshmitë e mia

17 Nëntor, 2025 11:02 am
Protesta e opozitës/Blindohet Kryeministria, polica zbulon rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Protesta e opozitës/Blindohet Kryeministria, polica zbulon rrugët që do të bllokohen

17 Nëntor, 2025 10:54 am
Mesazhi i Berishës për Dumanin: Amnistia e krimit elektoral është atentat i rendit
Kryesore

Mesazhi i Berishës për Dumanin: Amnistia e krimit elektoral është atentat i rendit

17 Nëntor, 2025 10:42 am
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Opozita nuk mund të jetë fasadë

17 Nëntor, 2025 10:40 am
Hapen negociatat për grupkapitullin e fundit, Rama: Ecim me të njëjtin intensitet
Kryesore

Hapen negociatat për grupkapitullin e fundit, Rama: Ecim me të njëjtin intensitet

17 Nëntor, 2025 9:51 am
Hapen të gjithë kapitujt me BE, Rama dhe Kos presin tortën me flamurin e Shqipërisë
Aktualitet

Hapen të gjithë kapitujt me BE, Rama dhe Kos presin tortën me flamurin e Shqipërisë

17 Nëntor, 2025 9:48 am
Shqipëria hap selinë në BE, Kos: Kjo është shtëpia juaj, Rama: Dikur ishte…
Kryesore

Shqipëria hap selinë në BE, Kos: Kjo është shtëpia juaj, Rama: Dikur ishte…

17 Nëntor, 2025 9:16 am
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD nis sot protestat, “Foltore” para Kryeministrisë

17 Nëntor, 2025 9:15 am
Para
Hije skandali, policia mban në survejim familjen e Lulzim Bashës

Hije skandali, policia mban në survejim familjen e Lulzim Bashës

“E prisnim për të dhënë edicionin e lajmeve”,  ndahet nga jeta pas një ataku kardiak gazetarja shqiptare

“E prisnim për të dhënë edicionin e lajmeve”, ndahet nga jeta pas një ataku kardiak gazetarja shqiptare

Dasma në Shkodër kthehet në mort/ Kush është e reja që u gjet e vdekur në makinë

Dasma në Shkodër kthehet në mort/ Kush është e reja që u gjet e vdekur në makinë

TE FUNDIT

SPAK kërkon ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Ahmetajt nga Zvicra

SPAK kërkon ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Ahmetajt nga Zvicra
17 Nëntor, 2025

SPAK ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga Zvicra, i shpallur në kërkim për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Ky...

Lexo më shumë

Alarm kombëtar për reshjet, Balluku takim me emergjencat civile: Janë marrë masat

Alarm kombëtar për reshjet, Balluku takim me emergjencat civile: Janë marrë masat
17 Nëntor, 2025

Zv.kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku zhvilloi një takim koordinues në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile,...

Lexo më shumë

Aksidentohet autokolona e J.D Vance, në gjendje të rëndë një oficer policie

Aksidentohet autokolona e J.D Vance, në gjendje të rëndë një oficer policie
17 Nëntor, 2025

Një oficer policie është në gjendje kritike pas një aksidenti midis automjeteve të policisë të përfshira në një autokolonë për...

Lexo më shumë

Çelja e grup-kapitullit të fundit, Begaj: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
17 Nëntor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj e ka cilësuar hapjen e grup-kapitullit të fundit si një konfirmim për progresin e qëndrueshëm...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com