Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përpara zgjedhjeve, Rusia nis pastrimin e opozitës

2021/07/03 at 9:31 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përpara zgjedhjeve, Rusia nis pastrimin e opozitës

Në një kohë kur sondazhet publike po tregojnë një rënie të mbështetjes për partitë pro presidentit Putin, përpara zgjedhjeve të planifikuara parlamentare të vjeshtës, Kremlini ka nisur të zbatojë një strategji të re fushate: “pastrimin e terrenit” nga sfiduesit e mundshëm.


Pas arrestimit dhe dënimit të udhëheqësit të opozitës Aleksei Navalni në fillim të këtij viti, Kremlini ka rritur presionin ndaj kundërshtarëve të tjerë të mundshëm, realë apo të perceptuar, përpara zgjedhjeve parlamentare të vjeshtës.

Një gjykatë e etiketoi në qershor si organizatë “ekstremiste”, fondacionin antikorrupsion të zotit Navalni gjatë një procesi gjyqësor me dyer të mbyllura, një vendim që nxiti shpërbërjen e organizatës dhe që praktikisht ndalon anëtarët e saj të jenë pjesë e jetës politike në të ardhmen.

Ndërkohë, politikanë të tjerë kryesorë të opozitës, si dhe anëtarë të familjeve të tyre, papritur e gjetën veten përballë hetimesh penale. Një lëvizje e ndërmarrë për t’i detyruar ata që t’i japin fund fushatave zgjedhore e të largohen nga vendi.

“Sigurisht, arsyeja kryesore janë zgjedhjet parlamentare. Kremlini dëshiron të bëjë gjithçka që është e mundur vetëm për të hequr qafe kundërshtarët e fortë të tij”, thotë Dmitry Gudkov, politikan i opozitës në mërgim.

Pas këtyre masave thonë kritikët, qëndron popullariteti në rënie, para zgjedhjeve parlamentare të shtatorit, i partisë qeverisëse të Kremlinit, Rusia e Bashkuar.

“Rregullat kanë ndryshuar plotësisht që nga viti 2019, kështu që aktualisht është pothuajse e pamundur që një kandidat i pavarur, ose një kandidat serioz i opozitës, jo vetëm të zgjidhet, por edhe të regjistrohet”, thotë Boris Kagarlitsky, i Shkollës së Shkencave Sociale dhe Ekonomike në Moskë.

Forcat e linjës së ashpër brenda Kremlinit duken të etur për të shmangur përsëritjen e gabimeve të zgjedhjeve të kaluara, kur shkeljet ligjore gjatë ditës së votimit çuan në një rritje të protestave në rrugë.

Ata që janë futur në një listë qeveritare të ashtuquajtur lista e të padëshiruarve, thonë se është më lehtë për autoritetet t’i burgosin kandidatët e ardhshëm me çdo mjet të nevojshëm.

“Është më e thjeshtë ta heqësh diçka nga rrënjët sesa ta lejosh që situata të zhvillohet, sepse është e paqartë se çfarë do të ndodhë më pas dhe si do të reagojë shoqëria. Pse të rrezikosh kur thjesht mund të fusësh njerëz në burg?!”, thotë ajo.

Vëzhguesit thonë se është provë drejt rritjes se autoritarizmit ndërsa Presidenti Putin hyn në dekadën e tij të tretë në pushtet mbështetur nga reforma të diskutueshme kushtetuese që mund ta mbajnë atë në pushtet deri në vitin 2036.

“Regjimet autoritare funksionojnë në bazë të një parimi, që atë që kontrollon sot, duhet ta kesh edhe më shumë nën kontroll në të ardhmen”, thotë analist politik Kiril Rogov.

Në takimin e tij me Presidentin amerikan Joe Biden në Gjenevë, udhëheqësi rus Vladimir Putin hodhi poshtë sugjerimet për një goditje të opozitës, duke thënë se ligji synonte ata që mbështeten hapur nga Uashingtoni.

“Këto janë organizata dhe njerëz që reklarojmë politikën e Shteteve të Bashkuara mbi Rusinë. Si duhet t’i trajtojmë ne ata?!”, tha Presidenti rus Vladimir Putin.

Presidenti Biden thotë se administrata e tij do të vazhdojë t’i bëjë presion Kremlinit mbi çështje të të drejtave të njeriut në vend. Por kjo nuk e lehtëson barrën për kandidatët e mundshëm, që janë penguar të hyjnë në garën zgjedhore, apo për mbështetësit e tyre, të cilëve u ngushton çdo ditë mundësitë për të zgjedhur në fletën e votimit./ VOA

Etiketa: opoziterusiavoszgjedhje


Ju sugjerojmë

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm
Rajoni

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm

4 Qershor, 2025 4:51 pm
Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan
Kryesore

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

4 Qershor, 2025 4:50 pm
Osmani: Kemi gati ligjin për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së, por duhet konstituimi i Kuvendit
Rajoni

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë do të caktohet në ditët në vijim

4 Qershor, 2025 4:39 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Korrupsion dhe pastrim parash në tenderat publikë/SPAK çon për gjykim 22 persona

4 Qershor, 2025 4:39 pm
Zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë
Aktualitet

SPAK nis hetimin për trafikun e drogës nga Dritan Rexhepi

4 Qershor, 2025 4:21 pm
Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..
Aktualitet

Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..

4 Qershor, 2025 4:20 pm
Bullgaria merr dritën jeshile nga KE: Gati t’i bashkohet eurozonës
Te Fundit

Bullgaria merr dritën jeshile nga KE: Gati t’i bashkohet eurozonës

4 Qershor, 2025 4:14 pm
Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez
Aktualitet

Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez

4 Qershor, 2025 4:07 pm
Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët
Aktualitet

Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët

4 Qershor, 2025 4:07 pm
Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë
Aktualitet

Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë

4 Qershor, 2025 3:58 pm
Para
Mitsotakis: Greqia s’mbyllet përsëri për të mbrojtur disa të pavaksinuar

Mitsotakis: Greqia s'mbyllet përsëri për të mbrojtur disa të pavaksinuar

Përfundon lufta më e gjatë e SHBA-së, largohen trupat nga Afganistani

Përfundon lufta më e gjatë e SHBA-së, largohen trupat nga Afganistani

Vatikani akuzon nëntë persona për krime financiare, mes tyre një kardinal
















TE FUNDIT

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm
4 Qershor, 2025

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës të mërkurën është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor të rastit të vrasjes së Liridona Ademajt...

Lexo më shumë

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan
4 Qershor, 2025

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve...

Lexo më shumë

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë do të caktohet në ditët në vijim

Osmani: Kemi gati ligjin për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së, por duhet konstituimi i Kuvendit
4 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur të mërkurën se në ditët në vijim do të caktojë datën...

Lexo më shumë

Korrupsion dhe pastrim parash në tenderat publikë/SPAK çon për gjykim 22 persona

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
4 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet lidhur me një skemë korrupsioni, mashtrimi dhe pastrimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com