Kronikë

Përndiqte vajzën prej 5 muajsh, burg 23-vjeçarit në Mallakastër


               Publikuar në : 11:34 - 16/10/19 |
xhu lia

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Mallakstrës pasi ishte shpallur në kërkim për akuzën e “Përndjekjes”.

Policia ka bërë të ditur se prej 5 muajsh, 23-vjeçari i cili banonte në Ballsh ka përndjekur një vajzë, me iniciale B.Ç.

Blutë kanë mundur ta arrestojnë atë, ndërkohë që Gjykata e Shkallës së Parë në Fier kishte caktuar masën “Arrest me Burg” që prej datës 10 Tetor.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i Policisë:

Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për “Përndjekje” bije në prangat e policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

  • K.M., 23 vjeç, banues në Ballsh.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 10.10.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “Përndjekje”.

23-vjeçari përndiqte në mënyrë të vazhdueshme për një kohë prej 5 muajësh shtetasen B.Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./Opinion.al/

Pas