Një vajzë e mitur e moshës 13 vjeç, ka denoncuar në polici një 21-vjeçar me pretendimin se prej kohësh e përndiqte.
Bëhet me dije se policia e Vlorës ka vënë në pranga 21-vjeçar pas denoncimit nga familjarët e vajzës .
Sipas të dhënave zyrtare, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K, 21 vjeç, banues në Selenic, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 13-vjeçare.
Materialet për këtë çështje iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Opinion.al