Kërcënoi dhë përndoqi vazhdimisht të dashurën e tij dhe për pasojë përfundoi në prangat e policisë italiane.
Bëhet fjalë për një shqiptar 35 vjeçar, i cili kishte kohë që përndiqte ish të dashurën, rezidente në Imola.
Ai nuk e pranonte ndarjen nga ajo. Më parë, ai ka qenë i ndaluar nga gjykata që t’i afrohet asaj. Por kjo nuk e ka penguar atë që t’i shkojë ditët e fundit në shtëpi.
Tashmë, shqiptari është lënë në burg nga gjykata italiane, shkruajnë mediat italiane.