Aktualitet

Përndiqte dhe dhunonte ish-partnerin, arrestohet gruaja në Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:18 - 27/10/20 |
Opi Nion

Një 35-vjeçare është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-partnerit të saj.

Uniformat blu bëjnë me dije se, është arrestuar në flagrancë shtetasja A. Ç., 35 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetuesit, dhe i ka thyer atij telefonin.

Më tej policia informon se kanë arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas