Aktualitet

Përndiqe këmba-këmbës të renë, arrestohet 25-vjeçari, policia i zbuloi dhe…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:02 - 27/05/22 |
Opi Nion

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase.

Mësohet se 25-vjeçari veç përndjekjes ka rezultuar se drejtonte automjetin me patentë të falsifikuar.

Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin E.T., 25 vjeç banues në Lushnje i cili akuzohet për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Mësohet se i riu në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur shtetasen A. D dhe pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin e tij, me leje drejtimi të falsifikuar, e cila i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas