Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase.
Mësohet se 25-vjeçari veç përndjekjes ka rezultuar se drejtonte automjetin me patentë të falsifikuar.
Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin E.T., 25 vjeç banues në Lushnje i cili akuzohet për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Mësohet se i riu në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur shtetasen A. D dhe pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin e tij, me leje drejtimi të falsifikuar, e cila i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al