Aktualitet

Përmirësim i situatës COVID, asnjë humbje jete në 10 ditë  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:19 - 09/05/20 |
Opi Nion

Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me situatën COVID, në të gjithë vendin janë aktualisht 198 persona aktivë, por vetëm 29 prej tyre janë duke marr trajtim spitalor, ose më pak se 15% e tyre. Ndërkohë që në terapi intensive janë 4 pacientë, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.

Duke theksuar edhe një herë rregullat e daljes në fundjavë, mjekja e ISHP Marjeta Dervishi, kujtoi se do të lejohen të moshuarit sipas orarit të përcaktuar, si dhe familjet dhe fëmijët deri në 14 vjec.

Gjatë ditës së shtunë do të ushtrojnë aktivitetin marketet dhe farmacitë deri në orën 17:30 ndërsa të dielën do të jetë të mbyllura.  Ndërsa nga dita e hënë do të ketë një tjetër lehtësim masash.

Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë me shumë rigorozitet protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

 

Pas