DIBER- Një 27vjeçar nga Dibra është shpallur i humbur, pasi ka nderprere kontaktet me familjarët prej mbrëmjes së djeshme. Dyshohet se i riu Arif Vladi mund të jetë mbytur, pasi shkoi për të pastruar kanalet e HECve Lura 1 dhe 2. Por që nga ai moment familjarët kanë humbur kontaktet me 27vjeçarin. Menjëherë shërbimet e policisë janë vënë në kërkim të punonjësit të një HEC privat. /BW/