Në konferencën e ditës së sotme, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të presidentit Ilir Meta, i cili ka deklaruar se nuk është marrë asnjë masë për përmbytjet në vend.
Rama me ironi tha se Meta është në hall, dhe është në kërkim të një kamerdareje atje ku sheh ujë.
“Sa i përket presidentit Meta, është në hall. Nuk kam asgjë për t’i thënën. Është në kërkim të një kamerdareje. Kudo ku sheh ujë, shkon të gjejë kamerdaren. Kështu që nuk e ndihmoj dot. Puna e tij”, tha Rama./Opinion.al